Policia kap drogë dhe armë në Obiliq

E publikuar: 07/12/2018 12:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë tij janë gjetur drogë dhe armë. 

Policia e Kosovës ka njoftuar për arrestimin e një personi në shtëpinë e së cilit janë gjetur drogë dhe armë.

Hetimet për rastin janë duke vazhduar.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë tij janë gjetur dhe janë konfiskuar 1 (një) kilogram marihuanë, 13-fishekë  të kalibrit 9 mm , një revole, një elektroshok dhe një boks hekuri. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.