Policia jep detaje për therjen me thikë në Gjilan

E publikuar: 30/09/2017 19:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një person ka mbetur i lënduar pasi është therur me thikë.

Ngjarja ka ndodhur para pak kohë në oborrin e një shtëpie në Gjilan.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani ka thënë për “Indeksonline” se i dyshuari është i njohur për policinë, meqë incidenti ka ndodhur në oborrin e shtëpisë së tij.

“Hetuesit janë duke punuar. Personi i lënduar është i moshës madhore, diku 22-23 vjeç. Në oborr të shtëpisë të të dyshuarit ka ndodhur incidenti”, ak thënë tutje Hashani.

Personi i lënduar është dërguar në Qendren Klinike Universitare të Prishtinës./Indeksonline/