Policia jep detaje për plagosjen në Prishtinë

E publikuar: 31/05/2018 17:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për plagosjen që ndodhi në Prishtinë. Rasti ka ndodhur në orën 16:40 në rrugën “Eqrem Qabej”, ku si pasojë e gjuajtjes me armë ka mbetur i plagosur një person. Gazeta Express mëson se arma ka qenë me gaz. Deri më tani nuk është arrestuar askush.
Gjuajtja me arme ka ndodhur prej veturës më pas e njejta është larguar nga vendi i ngjarjes. Një gëzhojë e armës është gjetur në vendin e ngjarjes.

Policia po punon në identifikimin e personave të dyshuar që shkaktuan këtë incident.

“Rreth ores 16:40 kemi pranuar informaten per nje rast te gjuajtjes me arme zjarri ne rrugen “Eqrem Qabej” ne Prishtine.Nga te shtenat nje person eshte plagosur dhe i njejti eshte derguar ne QKUK per trajtim mjekesor. Policia ka dale ne vendin e ngjarjes dhe ka nisur nje hetim lidhur me rrethanat qe karakterizojne rastin si dhe po punon per identifikimin e te dyshuarit/ve si dhe vendodhjes se tyre”, njofton policia.