Policia Japoneze arreston një 13 vjeçare për shpërndarjen e një njoftimi “popup” që nuk mbyllej

E publikuar: 07/03/2019 02:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia Japoneze arrestoi, mori në pyetje dhe akuzoi një studente 13 vjeçare nga qyteti Kariya sepse kishte shpërndarë një exploit online.

Kodi në të vërtetë nisi si një shaka por që hapte një dritare popup që nuk mund të mbyllej më kur përdoruesit klikonin një link të dërguar raportoi media Japoneze NHK.

Dritarja mund të mbyllej në disa shfletues si Edge dhe Firefox në desktop por tek të tjerët si Chrome në desktop apo shfletuesit mobilë ishte e pamundur.

Kodi ishte hostuar në disa vende online dhe policia tha se adoleshentja ka ndihmuar në përhapjen e lidhjeve. (Kujdes mos e hapni nga një smartfon apo nga shfletuesi Chrome në desktop, kodin mund ta aksesoni në këtë lidhje)

13 vjeçarja nuk e ka krijuar kodin i cili është shpërndarë në disa forume online. Sipas raportimeve NHK gjithashtu ka kërkuar shtëpinë e një 47 vjeçari dhe tre të tjerë janë nën hetim për shpërndarjen e linkut.

Japonia është vendi ku historikisht krimi kibernetik është dënuar ashpër edhe në format e tij më të lehta.

Për shembull Japonia ishte vendi i parë që dërgoi një person në burg sepse kishte vendosur një skript hileqar në një lojë. Japonia e dënoi me 1 vit burg pavarësisht se kishte përfituar vetëm 45 dollarë nga puna.

Në Shtator 2017 policia arrestoi një 13 vjeçar për krijimin, reklamimin dhe shitjen e një virusi që bllokonte ekranet e smartfonëve. Në Shkurt 2018 u arrestua një 17 vjeçar sepse kishte krijuar maluerë që vidhte fjalëkalimet e portofolëve të kriptomonedhave. /PCWorld Albanian