Policia i shqipton tiketën për mosrespektim të rregullave në trafik, profesoresha turke u bërtet me gjithë forcën policëve (Video)

E publikuar: 29/11/2018 22:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në rajonin e Fatihit në Stamboll, që është bërë virale në internet.

Bëhet fjalë për një profesoreshë turke e cila sapo e kupton që i është shqiptuar një tiketë për mosrespektim të rregullave në trafik, fillon me gjithë forcën të bërtet në prezencë të policëve që e shikonin të habitur, transmeton Telegrafi.

Në videon e publikuar më poshtë, shfaqet profesoresha e cila u bërtet me zë të lartë dy policëve të trafikut që ia kishin shqiptuar një tiketë në vlerë prej 110 dollarëve.

Sidoqoftë, ishte pikërisht reagimi i saj i pazakontë që ua tërhoqi më shumë vëmendjen të gjithë atyre që kanë pasur rastin ta shohin videon. /Telegrafi/