Policia i kap 5 persona në Prishtinë duke tentuar t’i transportonin me ‘taxi’ dy thasë me drogë

E publikuar: 15/07/2020 11:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mbrëmë është prishur një plan mafioz i transportimit të drogës në Prishtinë. Rreth orës 20:30, në dalje të autostradës Prishtinë-Mitrovicë, Policia i ka ndaluar tri vetura dhe i ka arrestuar 5 persona, pjesë e një plani për transportimin e dy thasëve me narkotikë të llojit marihuanë.

Gazeta Sinjali mëson nga burime të sigurta brenda Prokurorisë se Policia i ka kapur të dyshuarit duke bartur substancë narkotike prej 13,800 kilogramësh. Kjo sasi droge u kap në veturën e tipin “Shkoda”, që mbante mbishkrimin e një firme taxi. Drejtuesi i këtij automjeti, R.I, ishte paguar me 50 euro për transport.

Siç mëson Sinjali, plani ishte që të sigurohej rruga e tretë, nga dy veturat që i paraprinin ‘taxit’ të mbushur me drogë. Në veturën e parë të tipit Golf 7 gjendeshin A.SH. dhe A.D., ndërsa veturën e dytë të tipit VW Tauran e voziste i vetëm B.D.

Në veturën ku ishin thasët me drogë, pasagjer ishte A.B.,.

Megjithatë, atyre u dështoi plani pasi u ndaluan nga Policia dhe pasi u intervistuan, u dërguan në mbajtje.

Me urdhër të gjykatës, gjithashtu janë bastisur shtëpitë/banesat e personave të arrestuar, ku janë gjetur 7,540 euro, 5 paketime me substancë narkotike të llojit marihuanë me peshë të përgjithshme prej 6kg e 206gramë, 3 peshore elektronike, qese për paketim të substancës narkotike, folje alumini, një palë doreza, një armë zjarri, një karikator, tre fishekë, 11 paktime dhe një cigare të mbushura me substancë të lloji ,arihuanë me peshë 25.1gramë.

Rasti është duke u hetuar. /