Policia gjatë kontrollit rutinor ka gjetur sasi të nikotinës në tri vende

E publikuar: 21/10/2016 12:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nëpërmjet raportit të fundit policor, është bërë e ditur se dje gjatë një kontrolli policia ka gjetur në tri vende sasi të nikotinës.

“Fshati Koretin, Kamenicë 20.10.2016-12:30. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, pasi gjatë kontrollit në shtëpitë dhe në objektet përcjellëse pronë e të dyshuarve, janë gjetur dhe konfiskuar 968.3 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje.

Fshati Koretin, Kamenicë 20.10.2016-12:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë 4.7 gramë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Fshati Livoq i Epërm, Gjilan 20.10.2016-21:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë 1.8 gramë. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.