Policia e pret në hyrje të Aeroportit aterrimin e Behgjet Pacollit

E publikuar: 30/04/2020 18:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, sipas linjës do duhej të aterronte rreth orës 17:30 nga Tirana, në Aeroportin “Adem Jashari”.

Policia e Kosovës është duke e pritur deputetin Behgjet Pacolli në hyrje të Aeroportit.

Deri më tash, për shkak të pandemisë, çdo person që ka aterruar në Prishtinë, nën përcjellje të Policisë së Kosovës, është dërguar për në Qendrën e Studentëve për karantinë 14 ditore.

Pacolli, që deri tash ka qëndruar në Zvicër, e ka fajësuar Qeverinë Kurti që po dëshiron ta pengojë në ushtrimin e detyrës së tij si deputet.

Kthimi i Pacollit në Kosovë është kthyer në një dramë politike, pasi Qeveria e Kosovës e ka paralajmëruar atë se nëse hyn në Kosovë, do t’i nënshtrohet masave të karantimit, sipas vendimit, me anë të së cilit kosovarët që vijnë nga jashtë, izolohen në konviktet e studentëve në Prishtinë.