Policia e Kosovës siguron Gjuriqin gjatë vizitës në Trepçë

E publikuar: 31/10/2016 11:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka paralajmëruar se sot do të qëndroj në Kosovë, ku do të vizitojë flotacionin e kombinatit Trepça në Leposaviq, për të biseduar me udhëheqjen, përfaqësuesit e Sindikatës dhe punëtorët e kombinatit.

Kjo vizitë e cila është e para e Gjuriqit në Trepçë që kur Kuvendi i Kosovës miratoi ligjin për të, me të cilin ky gjigant është shpallur pasuri nacionale e Kosovës, do të mbikëqyret nga Policia e Kosovës, transmeton Indeksonline.

Zëdhënësi Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës veriore, ka thënë në një prononcim për Indeksonline se tashmë janë ndërmarr të gjitha masat që vizita e Gjuriqit të kaloj pa probleme.

“Ne kemi urdhëresë vetëm për përcjellje të tij, të gjitha masat e sigurisë janë marr që vizita të jetë pa problem. Është vizitë e autorizuar dhe nuk do të ketë problem fare”, ka thënë Hoti.

Kujtojmë se Ligji për Trepçën i miratuar ditë më parë është kundërshtuar nga Beogradi zyrtar, mirëpo krerët e shtetit të Kosovës kanë thënë prerazi se për “Trepçën” nuk do të bisedohet me Serbinë, sepse është pasuri e popullit të Kosovës.

Gjuriq vizitën në Trepçë e fillon në orën 15 e 30, e më pas do të ketë edhe një konferencë për media.