Policia e Kosovës me plan operativ për organizimin e festivalit Sunny Hill

E publikuar: 01/08/2019 17:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Për shkak të festivalit Sunny Hill, i cili do të mbahet më 2,3 dhe 4 gusht në Parkun e Gërmisë, Drejtoria Rajonale e Policisë në Prishtinë, ka ndërmarrë gjitha masat e nevojshme për lirimin, kufizimin apo edhe bllokimin e pjesshëm të segmenteve të caktuara rrugore brenda dhe jashtë qendrës së qytetit, me qëllim të qarkullimit më të lehtë dhe ofrimit të një ambienti të qetë dhe të sigurtë për mbarëvajtjen e festivalit.

Meqenëse në festival do të marrin pjesë këngëtarë me renome botërore atëherë Prishtinës do t’i drejtohen edhe nga vende të tjera.

Prandaj Policia e Kosovës në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës, për të evituar kolonat e gjata dhe aksidentet e mundshme si dhe për të mundësuar qytetarëve një transport normal, do të veproj në gjitha rrugët që lidhen me Parkun e Gërmisë.

Me këtë rast Policia do të ndaloj dhe ri drejtoj të gjitha veturat përveç banorëve të lagjeve Sofali dhe Tauk Bahçe, autobusëve të Trafikut Urban dhe automjeteve të Emergjencës, Hortikulturës dhe KRM Pastrimi, Drejtorisë së Inspekcionit në Prishtinë të cilat janë të angazhuara në operacion.
Ndalimi dhe ri drejtimi i veturave do të bëhet:

-Kryqëzimi i rrugëve “1 Tetori” “Nazim Gafurri” dhe “Ymer Lutfi Paçarizi” (Kryqëzimi Velani);
-Kryqëzimi i rrugëve “Nazim Gafurri” “Xhavit Ahmeti” dhe “Dr. Lec Gradica” ( kryqëzimi ish rruga e Bled-it);
-Kryqëzimin e rrugëve “Dr.Shpëtim Robaj” me atë të Sofalisë në drejtim të Pishinës dhe Parkut Gërmia.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës operacioni në fjalë do të filloj të implementohet nga data 2 gusht prej orës 10:00.

Policia i bën thirrje qytetarëve që të shmangë lëvizjen me vetura në drejtim të Parkut të Gërmisë.