Policia e Kosovës me aksion në Vushtrri

E publikuar: 19/11/2019 22:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia e Kosovës e ka konfirmuar se është duke u implementuar një plan operativ në disa lokacione në Vushtrri, ndërsa detaje tjera tani për tani nuk mund të bëhen të ditura deri në implementimin e plotë të këtij plani policor.

Ata bëjnë të ditur se në vazhdimësi kanë punuar dhe po punojnë me përkushtim në parandalimin dhe luftimin e dukurive negative në vend, veprave të ndryshme penale, përfshirë edhe lojërat e fatit.