Policia e Kosovës liron serbin e arrestuar për krime lufte

E publikuar: 25/02/2017 18:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Serbi i Kosovës, Dran Stojanoviq nga Ranillugu i cili ishte arrestuar nga Policia e Kosovës si i dyshuar për krime lufte, është liruar nga paraburgimi këtë pasdite.

Stojanovic tha se ai është arrestuar gabimisht, sepse pas seancës, u kuptua se  se urdhri i përmendur ishte për një person tjetër, me të njëjtin emër.

Policia e Kosovës ka arrestuar të premten pasdite në Ranillug serbin Dragan Stojanoviq (53), nën dyshimin për krime lufte.