Policia e Kosovës kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për gjetjen e Remzije Mustafës

E publikuar: 12/11/2019 16:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se janë duke vazhduar kërkimet për Remzije Mustafën, e raportuar e zhdukur që nga 7 nëntori i këtij viti.

Që nga dita e raportimit për të zhdukur, deri më tani, njësitet policore të hetimeve kanë marrë një vargë veprimesh të cilat ende nuk kanë rezultuar me gjetjen e personit në fjalë, e lindur më 1960-të.

Siç shkruan në njoftim, policia apelon tek të gjithë ata që mund të ndihmojnë në identifikimin e vendndodhjes së saj, të informojnë Policinë e Kosovës në linjën emergjente 192, apo në nr 080019999.

Për më shumë ja kumtesa e plotë:

”Bëhet fjalë për personin, Remzije Mustafa, e lindur në vitin 1960, banuese në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë, ku edhe është parë për herë të fundit.

Që nga dita e raportimit deri më tani, njësitet policore te hetimeve, kërkimeve si dhe patrullat në koordinim me prokurorinë përkatëse dhe në bashkëpunim të ngushtë me familjarët, kanë ndërmarrë një varg veprimesh si :

intervistime të personave që mund të ndihmojnë në gjetjen e vendndodhjes së personit,
kontrollimi i hyrje- daljeve, në të gjitha pikat kufitare,
kërkime në zona që personi kishte frekuentuar zakonisht (ambiente të mbyllura dhe të hapura),
analizimi i video incizimeve të zonave të ndryshme,
analizimi dhe hetimi i çdo lloj informacioni që lidhet me personin, etj.
Veprimet dhe kërkimet policore, janë duke vazhduar intenzivisht, mirëpo njëkohësisht kërkojmë nga të gjithë ata që mund të ndihmojnë në identifikimin e vendndodhjes së saj, të informojnë Policinë e Kosovës në linjën emergjente 192, apo në nr 080019999”.