Policia e Kosovës ka një njoftim me rëndësi për qytetarët e Kosovës

E publikuar: 03/09/2019 13:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Për nderë të 20-të vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës, Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan nesër i mirëpret të gjithë qytetarët e interesuar në vizitë të stacioneve dhe njësiteve të policisë.
Sipas njoftimit për media, vizitat do të fillojnë nga ora 09:30 -15:00 h.
“Të gjithë qytetarët e rajonit janë të mirëpritur për vizitat që do ti realizoni në Policinë e Kosovës, duke ju falënderuar për interesimin e juaj, ju mirëpresim”, thuhet në njoftim.