Policia e Kosovës e shpëton një femër nga rrëmbimi i dy serbëve

E publikuar: 13/12/2019 14:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dje në mesditë në Leshak të Mitrovicës është ka ndodhur nj incident kriminalë.

Siç ka njoftuar policia e Kosovës, dy të dyshuar meshkuj K/Serbë në një lokal për shkaqe ende të panjohura e kishin rrahur viktimën femër K/Serbe dhe të njëjtën me dhunë e kishin futur në veturën e tyre dhe ishin larguar në drejtim të pikës kufitare në Jarinje,shkruan Lajmi.net.

Njësiti policor te vendkalimi kufitar kanë hasur në veturën e të dyshuarve, ku viktima ka zbritur nga ajo veturë, kurse të dyshuarit me shpejtësi kanë vazhduar rrugën me veturë e më pas e kanë lënë veturën dhe kanë ikur këmbë duke kaluar në territorin e Serbisë.

Viktima si pasojë e sulmit ka pranuar tretman mjekësor dhe më pas është liruar për në shtëpi, kurse vetura e të dyshuarve është konfiskuar.

Me urdhër të prokurorit dhe gjyqtarit të procedurës paraprake janë bastisur shtëpitë e të dyshuarve, të cilët nuk kishin qenë në shtëpi dhe nuk është gjetur asgjë e dyshuar.