Policia e Kosovës blen telefon 600 euro

E publikuar: 30/09/2017 21:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia e Kosovës shpenzoi 600 euro për një telefon mobil.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur për publikun se ka nënshkruar kontratë për blerjen e një telefoni mobil.

Ky institucion i sigurisë, njoftimin për këtë tender e publikoi në Komisionin Rregullativ për Prokurim Publik (KRPP).

Sipas njoftimit, blerja telefonit mobil do t’i kushtojë Policisë së Kosovës 600 euro.
Mjetet për të realizuar këtë blerje ishin nga buxheti i konsoliduar i Kosovës.

KALLXO.com i ka dërguar pyetje policisë në të cilat ka kërkuar të dijë llojin e telefonit që do blihet dhe zyrtarin të cilit ai i dedikohet, por ende nuk ka marrë përgjigje.

Mijëra euro janë shpenzuar për telefona edhe nga institucionet tjera të sundimit të ligjit.
Ministria e Drejtësisë kishte shpenzuar 4 mijë euro për telefona për kabinetin e ministres Dhurata Hoxha, kur ajo drejtonte këtë ministri.

Po për telefona Këshilli Gjyqësor i Kosovës kishte shpenzuar 20 mijë e 700 euro, gjithashtu edhe Gjykata në Mitrovicë kishte blerë telefon në vlerë prej 995 eurove.