Policia e Kosovës bastis 12 lokacione brenda ditës

E publikuar: 30/09/2020 14:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Prokurori i Shtetit njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë ngritur 103 aktakuza kundër 119 personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë njëzetetre 23 persona, si dhe janë bërë 8 kërkesa për caktimin e paraburgimit 8 personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.
Gjithashtu, nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, është kryer një bastisje në 12 lokacione në 3 komuna të ndryshme të Kosovës, si dhe janë sekuestruar 2 vetura, 6 pistoleta, 2 pushkë, fishek të kalibrit të ndryshëm, një sasi e konsiderueshme e të hollave dhe gjësende tjera.

Gjatë 24 orëve të fundit janë ndaluar 12 persona për vepra të ndryshme penale, si dhe ka bërë dy kërkesa për lëshimin e urdhërarrestit kundër 2 personave.

Prokuroria Themelore në Prishtinë me urdhër të prokurorit të shtetit, ka ndaluar 4 persona të dyshuar, po ashtu, kjo prokurori ka paraqitur një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për 1 person të dyshuar, si dhe ka ngritur dyzet 40 aktakuza kundër 45 personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka bërë një kërkesë për caktimin e paraburgimit për 1 person dhe ka ngritur 7 aktakuza kundër 13 personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar 1 persona për veprat penale “Mbajta në pronësi, kontroll, ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Lëndim të lehtë trupor”.

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, në tri raste të ndara ka ndaluar 3 persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orëve, ka paraqitur tri kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj 3 personave të dyshuar dhe ka ngritur 17 aktakuza, kundër 20 personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur një aktakuzë kundër 1 personi për veprën penale “Ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit” nga neni 338 paragrafi 1 të KPRK-së.

Brenda 24 orëve Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur 19 aktakuza kundër 20 personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar 3 persona të dyshuar, ka paraqitur një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër 1 personi si dhe ka ngritur 18 aktakuza kundër 19 personave për vepra të ndryshme penale./Express/