Policia e Kosovës arreston një person të dyshuar për “Falsifikim të Dokumenteve ”

E publikuar: 23/11/2018 14:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia e Kosovës, respektivisht hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe korrupsionit pas hetimeve të zhvilluara lidhur me dyshimet për veprat penale “Falsifikim i Dokumenteve ” nga neni 398 i KPRK-së, “Legalizimi i përmbajtje së rreme” nga neni 403 i KPRK-së, kanë arrestuar personin e dyshuar me iniciale (A.R. viti i lindjes 1970).

I dyshuari i lartëpërmendur dyshohet se që nga viti 2008, ka përdorur diplomën e falsifikuar universitare për t’i siguruar vetes pozita udhëheqëse në një institucion.

Me aktvendim të prokurorit kompetent të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftimin e të gjitha dukurive negative, veprave penale dhe në veçanti luftimit të krimimit të organizuar dhe korrupsionit./Infosot