Policia deklarohet për paralajmërimin e ardhjes së 150 autobusëve nga Beogradi në Kosovë

E publikuar: 11/06/2017 11:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Burime të Kohës Ditore bëjnë me dije se nga Beogradi janë nisur rreth 150 autobusë me serbë të cilët pretendojnë të votojnë në zgjedhjet e Kosovës.

E pyetur nga “Koha Ditore” në lidhje me këtë çështje, koordinatorja nacionale për zgjedhje, prokurorja Laura Pula, ka thënë se për këtë çështje duhet të deklarohet policia.

Ndërkaq, Naim Rexha, zëvendësdrejtor i Policisë së Kosovës, njëherësh koordinator i zgjedhjeve, Naim Rexha, ka thënë se gjithçka është nën kontroll.

“Është e drejtë e tyre të vijnë e të votojnë. Nuk e shohim si presion”, ka deklaruar Rexha.