Policia daneze gjen trupat e tri refugjateve siriane në frigorifer

E publikuar: 31/10/2016 12:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia daneze ka njoftuar se trupi e 27 vjeçares siriane dhe vajzave të saj të moshës shtatë dhe nëntë vjeç janë gjetur në një frigorifer në banesën e tyre në Danimarkën jugore.

Policia ka bërë një zbulim të tmerrshëm pasi kushëriri i tyre Sirian ka raportuar se nuk kishte kishte arritur të kontaktojë me ta prej ditësh, raporton AP, transmeton Indeksonline.

Sipas hetuesve shihet si një vrasje, por që nuk posedojnë ende detaje të tjera.

Kurse policia është në kërkim të bashkëshortit të gruas në fjalë. Familja refugjate kishte arritur në Danimarkë në vitin 2015 ku edhe morën statusin e refugjatëve.