Policia arreston një aktivist të Vetëvendosjes (Foto)

E publikuar: 01/03/2016 17:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lëvizja Vetëvendosje bën të ditur se Policia e Kosovës ka arrestuar gjatë ditës së sotme aktivistin e këtij subjekti, Faruk Dakaj.

Sipas tyre ky arrestim është në vazhdën e fushatës së pushtetit për t’i arrestuar e për t’i burgosur aktivistët opozitarë, duke keqpërdorur kështu skajshmërisht sistemin e drejtësisë.

“Kundër Qeverisë së Kosovës janë mbledhur mbi 100 mijë qytetarë nëpër sheshe të Prishtinës, më 9 janar dhe 17 shkurt, prandaj ajo është në panik. Marrëveshja për “Zajednicën” dhe ajo për demarkacionin me Malin e Zi asnjëherë nuk do të mund të zbatohen në Kosovë” thuhet në postimin e tyre në Facebook.

Thonë se qeveria antikushtetuese nuk mund të vazhdojë duke përjashtuar dhe arrestuar opozitën dhe se zgjedhjet e reja janë të pashmangshme./lajmi.net