Policia arreston edhe personin e tretë, të dyshuar për përfshirje në plagosjen në Pejë

E publikuar: 10/09/2019 18:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia ka arrestuar edhe personin e tretë të dyshuar për përfshirje në rastin e plagosjes së sotme në Pejë.

Kështu kanë bërë të ditur nga zyra për informim e Policisë së Kosovës në Pejë.
“Policia e Kosovës pas një pune intensive operativo-hetimore ka arritur që ta arrestoj edhe personin e tretë të dyshuar të rastit të plagosjes. Ndërsa jemi duke punuar intensivisht për arrestimin e personit të katërt të këtij incidenti me armë”, thuhet në njoftimin, transmeton Telegrafi.

Kujtojmë se sot rreth orës 12:43 një person ka mbetur i plagosur në rrugën “Nënë Tereza” në Pejë.

“Policia ka zbuluar identitetin e personit të dyshuar dhe pas një pune intensive operativo-hetimore është arrestuar një person i dyshuar dhe është në kërkim të dy personave të tjerë të involvuar në këtë rast, identiteti i të cilëve është i njohur për Policinë, po ashtu edhe personi i plagosur i cili është në Spital, konsiderohet të jetë i dyshuar”, thuhej në njoftimin e Policisë së Kosovës