Policia arreston dy persona për punim të temave të diplomave

E publikuar: 07/03/2019 16:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Hetuesit policorë nga Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike-Prishtinë, në fillim të këtij viti, kanë filluar hetimet pasi në rrjetin social (Facebook) dhe në faqen e blerjeve online ‘merr-jep’, kanë hasur njoftime të tilla si: ‘punojmë tema diplome…’, duke vendosur edhe çmimin  e këtij shërbimi (zakonisht 300 euro).

Policia për këtë dukuri ka njoftuar Prokurorinë Themelore në Prishtinë dhe ka kërkuar lejimin e masave të fshehta të hetimit, në rastin konkret ‘blerje e stimuluar’. Në mesin e janarit ka filluar përdorimi i këtyre masave dhe ka përfunduar sot, më 7.3.2019, me momentin e dhënies së parave ‘hartuesve/përpiluesve të temave të  diplomave’.

Në flagrancë, nën dyshimin për përfshirje në veprat penale: ‘falsifikim i dokumenteve’ dhe ‘mashtrim’, policia ka arrestuar dy të dyshuarit:

  1. S. viti i lindjes 1989 f/k/sh.
  2. E. viti i lindjes 1979 m/k/sh.

Pas intervistimit në prani të avokatëve mbrojtës, dy të dyshuarit, me aktvendim të prokurorit kompetent, dërgohen në mbajtje për 48 orë. /Lajmi.net/