Policia arreston dy persona për drogë në Kamenicë

E publikuar: 21/10/2016 16:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona nga rajoni i Gjilanit si të dyshuar për “blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”. Të arrestuarit janë dërguar në mbajtje 48 orë.

Policia bën të ditur se në aksionin e tyre në Korretnicë të Kamenicës ka konfiskuar edhe një sasi të narkotikëve të llojit mariuhanë, me peshë totale 968.3 gramë, gjatë bastisjes së një shtëpie dhe një objekti tjetër.

Njoftimi i plotë i Policisë: 

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, pas një hetimi ka siguruar informata se në një lokacion në rajonin e Gjilanit disa persona mund të posedojnë një sasi të narkotikëve.

Njësiti i hetimeve të DHTN-së, së bashku edhe me njësi tjera policore kanë realizuar një kontroll në fshatin Korretin të Kamenicës në një shtëpi dhe objektin përcjellës, me ç’rast është gjetur sasi e marihuanës.

Lidhur me këtë rast janë arrestuar:
·         D. K.               lindur me 1995                     m/sh/k
·         F. J.                  lindur me 1991                     m/sh/k

Të dyshuarit e arrestuar dyshohet të kenë kryer veprën penale ‘blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’, të cilët me urdhër të prokurorit ndalohen për 48 orë.

Substanca e gjetur narkotike e llojit marihuanë ka rezultuar të jetë me peshë totale 968.3 gramë.