Policia arreston 13 persona në Prishtinë

E publikuar: 28/01/2017 13:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Policia e Kosovës  në një  operacion të zhvilluar në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme ka arrestuar trembëdhjetë persona, ku dymbëdhjetë nga ta dyshohen për posedim të narkotikëve.
Sipas policisë ky operacion policor është realizuar më datën 28.01.2017 rreth orës 04:10, pasi që përmes rrugëve operativo hetimore janë siguruar informacione se ne një lokal nate i cili gjendet në Prishtinë, zhvillohej veprimtari e kundërligjshme  e përdorimit të narkotikeve dhe substancave të tjera të ndaluara.

“Si rezultat i operacionit policor janë arrestuar trembëdhjetë persona të dyshuar,  dymbëdhjetë prej tyre për posedim të paautorizuar të narkotikeve, ndërsa njëri i kërkuar me urdhër arrest të lëshuar nga organet e drejtësisë”, thuhet në njoftim.

Personat e arrestuar të cilët janë gjetur nen posedim të substancave narkotike janë;

 

  1. A. B, i janë gjetur dhe konfiskuar  0.8 grame marihuane .
  2. A. H, i janë gjetur dhe konfiskuar  4.2 grame marihuane .
  3. G. B, i janë gjetur dhe konfiskuar  3  tableta  me peshë  1.0 grame ekstazi .
  4. K. E,  i janë gjetur dhe konfiskuar  1.4  grame marihuane .
  5. T. Xh, i janë gjetur dhe konfiskuar 2.4  grame marihuane .
  6. V. B. (femër) i janë gjetur dhe konfiskuar 1.2 grame marihuane .
  7. Sh. K, i janë gjetur dhe konfiskuar 1.2 grame marihuane .
  8. B. E,  i janë gjetur dhe konfiskuar   7.9 grame marihuane .
  9. L. I,   i janë gjetur dhe konfiskuar  1.4  grame marihuane .
  10. I. H, i janë gjetur dhe konfiskuar 10  mml GHB .
  11. A. H, i janë gjetur dhe konfiskuar 0.5 grame Kokaine .
  12. N. K, i janë gjetur dhe konfiskuar 1.0 grame marihuane.