Policia angleze lanson videon vetëdijësuese për sigurinë gjatë festave të fundvitit (Video)

E publikuar: 16/12/2017 14:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në përpjekje për të rritur nivelin e sigurisë gjatë festave të fundvitit, Policia në Leicestershire të Anglisë, kanë realizuar një filmim të shkurtër, që tregon për një vogëlushe të pikëlluar.

Megjithëse e priste me padurim këtë periudhë, ajo mbeti e pikëlluar, pasi babai saj kishte vjedhur para dhe dhurata, vetëm për ta gëzuar familjen, transmeton Telegrafi.

“Mos ua vjedh festat familjes” është mesazhi në fund, ndërsa kërkohet që gjërat me vlerë të mbahen afër dhe nën kontroll.

Ky projekt është realizuar si paralajmërim, pasi në këtë kohë të vitit ka shumë rast të vjedhjeve. /Telegrafi/