Policët që konfiskuan 99 armë u trajnuan nga SHBA-të

E publikuar: 31/03/2019 15:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ambasada e Amerikës, me anë të shkrimi në Facebook, ka thënë se Policia e Kosovës, ka konfiskuar 99 revole dhe ka arrestuar tre njerëz, njofton Klan Kosova.

“Pas një hetimi intensiv tre-mujor rreth kontrabandimit ilegal, më 21 mars, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion e Policisë së Kosovës, ka arrestuar tre persona dhe ka konfiskuar gjithsej 99 pistoleta, medikamente të kontrabanduara, detergjent për larjen e enëve, automjete, municion dhe para”.

“ Policët që reaguan dhe hetuan këtë rast kanë pranuar trajnim të sponsorizuar nga SHBA-të. Është mirë të shohim aftësitë e tyre të vëna në praktikë për të bërë Kosovën një vend më të sigurt”, shkruhet në postimin e Ambasadës.