Policë të shumtë përballë palestrës në Ferizaj (Foto)

E publikuar: 27/03/2015 14:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Përballë palestrës së sporteve “Bill Clinton” në Ferizaj po mbahet ushtrim i përbashkët në mes të forcave të KFOR-it,forcave të Policisë së Kosovës, njësiteve për deminim të policisë dhe FSK-së, njësitit K-9, Shërbimit të Emergjencës dhe Brigadës së Zjarrfikësve.

Zëdhënësi rajonal i policisë, togeri Agim Gashi, ka thënë me këtë rast se policia e Kosovës ka kapacitete të mjaftueshme për përballimin e situatave të ngjashme.

Sipas tij ushtrimi po tregon edhe një kordinimi të plotë të policisë me njësitet e KFOR-it dhe shërbimet tjera, transmeton ferizajpress.

“Policia krahas testimit të kapaciteteve të saj analizon edhe situata të ndryshme të cilat do të ndikojnë në përmirësimin e veprimeve të saja karshi këtyre situatave.

Ky ushtrim është i rregullt, i paraparë edhe me plaprogramin e trajnimeve të cilat policia i bënë çdo vit.Pas këtij ushtrimi natyrisht policia së bashku me partnerët i bënë edhe analizat me qëllim të identifikimit të përparësive dhe mangësive evetntuale” ka thënë Gashi.

Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image