Polemika me gjyqtarët, Tare dënohet me para dhe ndeshje mos lojë nga federata italiane

E publikuar: 14/12/2017 08:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Igli Tare nuk ka qëndruar i qetë në tribuna pas përfundimit të ndeshjes mes Lazios dhe Torinos.

Ajo që ndodhi mes Lazios dhe Torinos nuk do shumë koment, kur gjyqtari kryesor e shikoi VAR-in dhe nuk i dha penallti vendasve.

Gjithsesi për të eskaluar gjithçka vendosi kryesori ta ndëshkoj me karton të kuq Ciro Immobilen.

Kjo bëri që Lazio të pësoj humbje në shtëpi 1-3 nga Torino dhe të mbetet mbrapa skuadrave lidere.

Drejtori sportiv i ‘Biancocelestëve’, Igli Tare e ka pësuar pas polemikave që ka pasur me gjyqtarin.

Mediat italiane kanë raportuar se Tare është futur në tunel dhe ka reaguar ashpër ndaj gjyqtarit kryesor për atë që ndodhi në fushë.

Gjithsesi kjo i ka kushtuar shqiptarit me një gjobë prej 5000 euro nga federata e futbollit italian.

Përveç dënimit me para, Tare është suspenduar edhe për një ndeshje ku nuk mund të jetë i pranishëm në stadium. /Telegrafi/