Pogba u përgjigjet kritikëve

E publikuar: 16/01/2017 22:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Paul Pogba është gati të luftojë me kritikat pas veprimit të tij në ndeshjen e fundit kundër Liverpool-it, pasi shkaktoi penallti dhe i mundësoi golin kundërshtarëve, njofton Klan Kosova.

“Punët e mu*i, por ndodh”, ka postuar Pogba në Instagram.

“Pikërisht në këto momente ne duhet të bëhemi të fort. Unë jam këtu, gati të luftoj dhe gati për sfidën e ardhshme”.

“Dua të falënderoj mbështetësit të cilët janë gjithmonë aty dhe vazhdojnë të besojnë në mua. Tek e fundit nuk humbëm. Kurrë nuk ndalemi së luftuari”.