Pogba: Shumë emocione në përballjen me Juventusin

E publikuar: 23/10/2018 19:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mesfushori i Manchester United, Paul Pogba, ka thënë se ndjen shumë emocione për përballjen me Juventusin.

Francez kaloi katër sezone në Torino, ku kishte ardhur nga Djajtë e Kuqë.

Pasi fitoi Scudetton në secilin prej këtyre viteve, ai u kthye në Old Trafford për atë kohë shumë rekord për 105 milionë euro, plus 5 milion euro bonuse.

Sonte ai do të takohet me Zonjën e Vjetër për herë të parë që pas largimit.

“Unë kam folur me vëllanë tim për këtë”.

“Ne thamë: ‘A mund ta imagjinoni se si do të ishte sikur të tërhiqemi në të njëjtin grup me Juventusin?”

Paul Pogba si lojtar i Juves (Foto: Getty Images)

“Ka shumë emocione të përfshira sepse fillova sezonin e parë si profesionist dhe kam shënuar golin tim të parë me Juven. Atje jam zhvilluar si lojtar dhe kam respekt të madh për klubin”.

“Jam kthyer në shtëpi. U bashkova me akademinë e të rinjve këtu. Unë jam në shtëpi këtu dhe gjithmonë do të jetë kështu. U rrita me shokët e ekipit dhe ne të gjithë jemi ribashkuar përsëri në ekipin e parë, kështu që është një histori e bukur”.

Paul Pogba (Foto: Twitter/Manchester United)

“Karriera që kam pasur deri tani, me këtë kthim në Manchester, është me të vërtetë e mrekullueshme”, ka thënë Pogba.

Ndeshja fillon në ora 21:00 dhe zhvillohet në ‘Old Trafford’. /Telegrafi/