Pogba: Messi dhe futbolli janë dy gjëra që shkojnë bashkë

E publikuar: 20/03/2018 12:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mesfushori i Manchester Unitedt, Paul Pogba, ka pranuar se Lionel Messi është special.

Francezi ka thënë se ai ka marrë shembull nga ylli i Barcelonës, por edhe shumë tjerë.

“Hera e parë që isha me atë ishte në finalen e Ligës së Kampionëve (Juventus – Barcelona në vitin 2015), ai ishte shumë i vogël”.

Lionel Messi gjatë nje dueli me Evran dhe Pogban (Foto: Getty Images)

“Messi dhe futbolli janë dy gjëra që shkojnë bashkë. Kënaqem teksa e shikoj atë, ai bën gjëra që askush tjetër nuk mundet”.

“Ai ka një shtat që askush nuk e ka, diçka speciale për atë, tek ai çdo gjë është speciale. Ai është lojtar që ka futbollin brenda tij, që e ndjen, është i pabesueshëm”.

“Kur isha i vogël shikoja Zidanen, Ronalhinhon, Ronaldon, Messin. Kisha video te Maradonas, Peles, Kakas dhe shumë lojtarëve”.

“Doja të kisha gjitha virtytet e këtyre lojtarëve. Tani, i shikoj lojtarët si Iniesta, Yaya Toure, De Bruyne, Modric”, ka thënë Pogba për TyC Sports. /Telegrafi/