Pogba merr bonus nëse refuzon Barcelonën

E publikuar: 18/08/2018 17:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mesfushori i Manchester United, Paul Pogba është në linjë për të marrë një bonuse prej 3.4 milionë funtesh apo rreth katër milionë euro për nëse refuzon Barcelonën deri në fund të afatit kalimtar.

Pogba ka qenë shumë e lidhur me një lëvizje te gjiganti katalunas në këtë afat kalimtar të verës.

Por, një klauzolë në kontratën e tij thotë se ai do të marrë një pagesë në formë të bonusit nëse ai do të mbetet në klub për pjesën e mbetur të muajit.

Sipas mediumit britanik Metro, mesfushori francez do të marrë një bonus prej 3.4 milionë funtesh apo rreth katër milionë euro nëse ai refuzon Barcelonën.

Unitedi ka insistuar vazhdimisht që Pogba nuk është në shitje dhe deri më tani është mbajtur mirë duke mos lejuar largimin e tij.

Javëve të fundit është folur për një marrëveshje personale mes tij dhe klubit spanjoll, por mbetet të shihet deri më 31 gusht nëse një transferim do të ndodh.

Ndryshe, Pogba thuhet se është i lodhur nga loja nën urdhrat e Jose Mourinhos dhe kjo mund të jetë arsyeja e dëshirës së tij për largim nga Old Trafford. /Telegrafi/