Pogba: Juve e di se çfarë dëshiroj

E publikuar: 04/07/2015 00:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Emri i tij përmendet cdo ditë në merkato, ku është ndër futbollistët më të kërkuar. Ditët e fundit është folur se është pothuajse i sigurt kalimi te Barcelona ku kanidatët e zgjedhjeve presidenciale që do të mbahen në korrik kanë filluar ta përdorin emrin e tij si kartë elektorale, por më në fund Pogba flet vetë për ti bërë të heshtin gjithë të tjerët.

”Zërat e merkatos nuk janë të rëndësishëm. Një ditë dëgjoj Pogba do të shkojë te Barca një ditë do të shkojë te Psg, por e vërteta është që asnjë nuk dëgjon bisedat private që bëj me agjentin tim familjen time apo me Juventusin. Zëra merkatoje do të ketë gjithmonë në futboll”.

Dhe si për të konfirmuar gjithshka francezi flet për objektivat e vitit të ardhshëm me fanellën bardhezi.

”Objektivat janë për të fituar trofe. sezonin që u mbyll fitova dy, por kam ende uri, dua trofe të tjerë me Juventusin”.

Për sa i përket finales së humbur të Championsit me Barcelonën, Pogba deklaroi se Juventusi dha maksimumin dhe futbollistët e skuadrës italiane duhet të ndihen krenarë për gjithshka dhuruan pavarësisht se humbja në Berlin ishte vërtet zhgënjyese.