Pogba: Ja çfarë më tha Atkinsoni për rastin e penalltisë së Vidalit

E publikuar: 24/02/2016 13:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pol Pogba nuk bëri paraqitjen e tij më të mirë duke humbur shumë topa në mesfushë, por shkëndijat e liderit ai i shfaqi në rastin e golit të dytë me këmbënguljen e tij që justifikoi gjithçka.

“Nuk ishte e lehtë kjo ndeshje, por ne nuk u dorëzuam kurrë dhe kjo është tepër e rëndësishme”, vlerësoi francezi për “Mediaset”. “Besuam edhe te përmbysja, por 2-2 nuk është një rezultat që mund të nënvlerësohet”.

Numri “10” komenton edhe penalltinë që Atkinson nuk akordoi pas topit të prekur me dorë nga Vidal. “Penalltia për mua ishte, por arbitri më tha se dora ishte shumë pranë trupit”.

Nën emocionet e ndeshjes së parë të 1/8-ave, 22-vjeçari gjen kohë edhe për të folur për të ardhmen, duke lëshuar sinjale besnikërie ndaj klubit: “Nuk do ta harroj kurrë atë që Juventusi ka bërë për mua. Derisa të jem këtu do të jap gjithçka për ta bërë të fitojë këtë familje. Mund të fitohet edhe “alla” Juventus edhe kur lojtarë të rëndësishëm janë larguar nga skuadra”.