Podujevë, një i vdekur dhe një i plagosur nga të shtënat me armë

E publikuar: 18/07/2020 14:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sot rreth orës 13:04 janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri në fshatin Repë të Podujevës.

Si pasojë e të shtënave, një preson ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur.

Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar zyrtari i Policisë për Informim, Bajram Krasniqi.

“Më 18.07.2020 në orën 13:04, policia është njoftuar për të shtëna me armë zjarri në fshatin Repë të Podujevës. Menjëherë për në vend-ngjarje janë nisur njësitë policore. Është njoftuar edhe ekipi mjekësor emergjent”.

“Nga përdorimi i armëve të zjarrit një person ka humbur jetën, kjo është konstatuar nga ekipi mjekësor, një person tjetër është i plagosur”.

“Policia edhe në këto momente është duke e trajtuar rastin”./kk/