Pochettino: Tottenhami meritoi më shumë nga paraqitja më e mirë e sezonit

E publikuar: 19/09/2018 08:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mauricio Pochettino ndjen se lojtarët e Tottenhamit merituan më shumë nga ajo që ai e ka përshkruar si performanca më e mrië se zonit.

Me pesë minuta të mbetur në San Siro në mbremjën e parë të Ligës së Kampionëve pas gjashtë vitesh, Interi arriti të realizonte një rikthim sensacional.

Ekipi i Pochettino nuk ishte i rrezikuar të humbiste ndonjë pikë, apo të tri pikët, derisa Icardi ndezi skuadrën me një volej spektakolar nga jashtë zona e 16 metërshit.

“Jam i kënaqur me performancën, ne dominuam por natyrisht se është një mësim i vështirë në fund sepse ekipi meriton më shumë. Ishte paraqitja më e mirë e ekipit që prej fillimit të sezonit”.

“Ne jemi të zhgënjyer dhe të përulur sepse merituam më shumë. Në dy aksione ne pranuam dy gola. Derisa nuk e pranuam golin e parë, ishim nën kontroll. Pasi pranuam golin, gjithçka ishte e mundur të ndodhë në një vend si San Siro”.

“Me rëndësi është të shkojmë përpara dhe të kuptojmë se ky është futbolli dhe kur je në periudhë negative duhet të ri ngrihesh”, deklaroi Pochettino.

Kjo është humbja e tretë rresht e Tottenhamit në të gjitha garat. /Telegrafi/