Po udhëtonte me aeroplan, lind foshnjën në mijëra metra lartësi (Foto/Video)

E publikuar: 20/02/2019 01:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Aeroplani i aviokompanisë Jet Blue që po udhëtonte nga San Juan, Porto Riko për në Fort Lauderdale, ka aterruar në pistë me një pasagjer më shumë se që ishin kur hipën në aeroplan – pasi një nënë solli në jetë foshnjën në mijëra metra lartësi.

Gjatë një prononcimi për USA Today, zëdhënësja Jen Dang, ka deklaruar se ekuipazhi i aeroplanit dhe personeli mjekësor e kanë ndihmuar gruan të sjellë në jetë foshnjën gjatë udhëtimit tre orësh, transmeton Telegrafi.

“Duam ta falënderojmë ekuipazhin dhe personelin mjekësor për reagimin e tyre të shpejtë dhe nën presion, dhe i urojmë nënës dhe birit të saj gjitha të mirat në jetë”, ka shtuar Dang.

Por koincidencë aeroplani mbante emrin “I lindur për të qenë i kaltër” dhe foshnja që lindi në aeroplan është i gjinisë mashkullore. /Telegrafi/

.mcclatchy-embed{position:relative;padding:40px 0 56.25%;height:0;overflow:hidden;max-width:100%}.mcclatchy-embed iframe{position:absolute;top:0;left:0;width:100%;height:100%}