Po shkëlqen me Sociedad, Reali përshpejton rikthimin e Odegaard

E publikuar: 25/12/2019 16:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Real Madrid po fërkon duart për Martin Odegaard i cili ka shpërthyer në radhët e Real Sociedad. Klubi bask e huazoi këtë verë për 2 sezone fantazistin norvegjez dhe që në muajt e parë ai po shkëlqen me 4 gola e 5 asiste në 16 ndeshje.

Florentino Perez është i bindur që Odegaard do të bëhet një yll në Madrid dhe synon ta marrë që verën tjetër teksa raportet e mira mes dy klubeve do ta lehtësojnë rikthimin e lojtarit më shpejt seç ishin rakorduar palët.

Aktualisht 21-vjeçari ka kontratë deri në 2023 me Real Madrid por me tu kthyer në bazë, ai pritet të rinovojë edhe për të paktën 3 sezone të tjera./tch/