Po shisnin teste para Fakultetit Juridik, arrestohen nga policia dy persona

E publikuar: 02/07/2019 22:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Hetuesit policorë të Njësisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë (NJRHKEK), po sa kanë pranuar të dhëna, menjëherë kanë filluar hetime nën dyshimin se persona të dyshuar po shesin ,,teste” që u parashtrohen studentëve të Fakultetit Juridik të UP-së

Lexoni më poshtë komunikatën e policisë:

Më 28.06.2019 policia ka siguruar Urdhëresën nga Gjykata Themelore Prishtinë për masa të fshehta teknike të vëzhgimit dhe hetimit  ‘simulimi i një vepre të korrupsionit’, pasi dyshohej se persona të dyshuar janë duke konsumuar veprën penale  ‘mashtrim’ , nga neni 323 i KPRK-së.

Sot, datë 2 korrik 2019, në realizim të masave të fshehta të hetimit dhe në zbatim të planit hetimor policor, rreth orës 16:35, policia në flagrancë e ka arrestuar një të dyshuar i cili posa kishte pranuar 100 euro në këmbim të ofrimit të ,,testit”, tek i njëjti janë gjetur parat që janë përdorur si stimulim i veprës penale, po ashtu policia ka arrestuar edhe personin e dytë pasi dyshohet se që të dy vepronin së bashku.

Policia, nën dyshimin e përfshirjes në veprimtari penale, ka arrestuar:

Ø  G.S.               viti i lindjes 1996             m.k.sh       dhe

Ø  E.B.               viti i lindjes 1992             m.k.sh.

Me aktvendim të prokurorit, dy të dyshuarve u shqiptohet masa e ndalimit për 48 orë.