Po pinte në kafene, kapi gurin që e hodhën drejt tij pa lëshuar gotën e birrës prej dore (Video)

E publikuar: 01/02/2018 06:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Vizitori i paemëruar i një kafeneje në Yorkshire të Britanisë së Madhe, ia ka dalë të kapte gurin që u hodh drejt tij nga një keqbërës, për arsye të panjohura.

I qetë dhe pa bërë panik, ai zgjati dorën dhe kapu gurin para se të pinte një gllënjkë nga gota e birrës, të cilën nuk e lëshoi për asnjë moment nga dora, transmeton Telegrafi.

“Ky është heroi që mbrojti xhamat dhe nuk lejoi të bëhet asnjë dëm, teksa vet shpëtoi pa lëndime”, ka shkruar pronari i kafenesë.

Reflekset e tij të mahnitshme janë pëlqyer në masë të madhe, duke bërë që videoja të shpërndahet me shpejtësi në internet. /Telegrafi/