A po ndjek Tuna shembullin e Norës?

E publikuar: 13/01/2017 13:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjatë kësaj periudhe Tuna është duke shijuar shtatzëninë dhe duke u kujdesur për veten e saj më së miri.

Madje ajo nuk përpiqet ta fshehë barkun që rritet çdo ditë, siç bënte dikur, por këtë gjë e tregon nëpërmjet postimeve të saj në rrjetet sociale.

Ajo ka postuar në Snapchat një video në palestër, ku dallohen shumë qartë format trupore. Ajo ç’ka nuk mund të lihet pa u vënë re është fakti se Tuna nuk heq dorë nga stërvitja as gjatë periudhës së shtatzënisë.

Dhe pas videos në Snapchat të “Zogut” rikujtojmë se të njëjtën gjë ka bërë edhe kunata e saj, Nora Istrefi, gjatë kohës që ishte shtatzënë.