A po na vjen edhe një martesë në estradë? Ja kur do të martohet Leonora Jakupi

E publikuar: 29/10/2016 08:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Leonora Jakupi ka pranuar se ka një romancë dashurie në emisionin Top Show në Top Channel.

Bukuroshja e cila njihet për bukurinë e saj, zërin atraktiv dhe linjat e jashtzakonshme, ka gjetur personin e jetës, shkruan Telegrafi.

Edhe pse nuk shfaqet publikisht me të dashurin, ajo pranoi se i dashuri nuk është person publik.

Leonora kur u pyet për një martesë të mundshme nga Ervni Kurti, opinionist dhe redaktor i emisionit, refuzoi të japë një përgjigje konkrete.                                                                                                            “Nuk e mendoj edhe shumë shpejt. Jam ndjerë gjithmonë mirë kështu. Vazhdoj të ndihem mirë”, potencoi Leonora.