A po na bie gripi për shkak të ajrit të ndotur?

E publikuar: 21/12/2016 23:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ndotja e ajrit nuk ka të bëjë me numrin e lartë të qytetarëve të prekur nga gripi. Kështu u shpreh pulmologu, Skënder Baca në Rubikon të KTV-së ku u debatua mbi ndotjen e ajrit dhe rrugët se si duhet përmirësuar kjo gjendje.

Gripi sivjetëm ka ardhur më herët dhe është më agresiv, thotë pulmologu, Skendër Baca. Sipas tij, gripi nuk ka të bëjë me ndotjen e ajrit por me të reshurat atmosferike.
“Ndotja e ambientit nuk do të sjell pasoja që do të maten menjëherë, por pas disa vitesh”, ka thënë Baca.