Po merr formë statuja që do jetë më e larta në botë (Foto)

E publikuar: 27/08/2018 17:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Statuja më e lartë në botë që do të jetë e lartë 182 metra, ka marrë formë dhe është në përfundim e sipër.

Monumenti i liderit të pavarësisë, Sardar Vallabhbhai Patel do të qëndrojë në ishullin Sadhu të pjesës perëndimore të Indisë, i rrethuar nga ujërat e lumit Narmada, transmeton Telegrafi.

Punonjësit e jaën në luftë me kohën, që ta përfundojnë deri në tetor, kur planifikohet të përurohet në përvjetorin e vdekjes së Patel.

Projekti në vlerë të 250 milionë eurove, do të jetë dy herë më i lartë se Statuja e Lirisë, ndërsa ia kalon për 30 metra statujës së Budës, që ende e mbanë rekordin e lartësisë.

Rreth Statujës së Unitetit, do të ketë edhe rezorte për aktivitetet të ndryshme sportive dhe edukative, bashkë me hotelin me 128 dhoma. /Telegrafi/