Po luante me të, momenti kur majmuni i “nxori në shesh” gjoksin turistes (Video)

E publikuar: 16/03/2018 16:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ky është momenti qesharak kur një majmun i pacipë gati i “nxori në shesh” gjoksin një turisteje.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për Brittany Bowman e cila po udhëtonte me shokë kur vizitoi qendrën e majmunëve në Tajlandë.

Vajza e ardhur nga Los Angeles e lejoi majmunin e vogël që të luante me të, dhe më pas të kërcente edhe në trupin e saj.

Por ndërsa majmuni ishte duke u përpjekur të ngjitej deri në shpatullat e saj, ai i kapi bluzën asaj, dhe pothuajse tërhoqi atë poshtë.

Për fat të mirë Brittany e tërhoqi atë në kohë dhe arriti të shmangë sikletin. /Telegrafi/