Po inskenonte video në Tik-tok, 10 vjeçari humb jetën tragjikisht në Shkodër

E publikuar: 07/05/2021 00:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
tik tok_vetëV-compressed

Një ngjarje e rëndë dhe e pazakontë ka ndodhur në qytetin e Shkodrës, në njësinë Gur i Zi.

Një ditë më parë një 10 vjeçar ka humbur jetën, ndërsa po bënte një video për ta hedhur në rrjetin social Tik-Tok.

I mituri ka qenë duke xhiruar një skenë sikur po vëtëvritej, ndërsa duket se diçka nuk ka shkuar mirë gjatë inskenimit, ku për pasojë ka sjellë edhe ngjarjen fatale.

Burime pranë BË, thonë se kanë qenë familjarë të tij që e kanë gjetur 10 vjeçarin, nxënës në shkollën ‘At Gjon Karma’, të vetëvarur.

Pavarësisht ndihmës se parë, fëmija raportohet se kishte humbur jetën.

Nga hetimet paraprake rezulton se 10-vjeçari me inicialet N.Y ka dashur të bëjë një video në Tik Tok sikur po vetëvritej.

Por pikërisht në momentin kur po kryente inskenimin mjeti ku ai kishte hipur ka lëvizur dhe në këtë mënyrë ka mbetur i varur në pamundësi për të gjetur një rrugë shpëtimi.

Burime nga shkolla ku ai bënte mësim bëjnë të ditur se 10-vjeçari nuk ka qenë një fëmijë problematik, përkundrazi është cilësuar si një fëmijë i zgjuar dhe me shkathtësi, por edhe një nxënës i mirë në mësime.

Të shokuar kanë mbetur edhe mësuesit e shkollës, si dhe nxënësit e tjerë, të cilët kanë mësuar fatin e keq të bashkëmoshatarit të tyre, transmeton syri.net