Po ecte natën, shoferi filmon “fantazmën” – por ajo që ndodh më pas është e frikshme (Video)

E publikuar: 04/04/2018 00:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një video drithëruese është publikuar e cila pretendohet se tregon një fantazmë në një rrugë të pandërtuar – para se të ndodhë diçka edhe më e frikshme.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për pamje të cilat thuhet se janë marrë nga një shofer pasi ai po ecte në një rrugë rurale në orët e hershme të mëngjesit.

Dritat e tij së pari kapin “një grua” që ecën ngadalë anash rrugës, e veshur një fund të artë dhe bluzë të kuqe.

Si shoferi ashtu dhe pasagjerët vazhdojnë udhëtimin jo shumë të befasuar nga pamjet.

Por, pak çaste më vonë, një grua tjetër është shfaqur duke e veshur saktësisht njëjtë.

Vetura vazhdon të bëjë rrugën e saj, dhe disa dhjetëra metra më vonë, i njëjti person shfaqet edhe një herë.

Dhe kur ajo kthehet në një qoshe, duket se shfaqet një mishërim i katërt i saj.

Këtë herë, ajo është duke qëndruar e drejtë në mes të rrugës dhe shoferi më në fund humb nervat. Ai menjëherë e kthen makinën e tij dhe shpejton në drejtim të kundërt.

Thuhet se pamjet u xhiruan rreth orës 3.25 të mëngjesit në lagjen Kulim në shtetin malajzian të Kedah. /Telegrafi/