A po e paralajmëron në këtë mënyrë Fisnik Ismaili votën pro demarkacionit?

E publikuar: 28/02/2018 15:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti i VV’së, Fisnik Ismaili ka shpërndarë një fotografi në parlamentin e Malit të Zi, ku bashkë më disa kolegë të tjerë deputet të Kuvendit të Kosovës kanë qëndruar në vizitë zyrtare.
“Na kishe erdhëm me votue, por e paskemi huqë parlamentin”, ka përshkruar fotografinë që Ismaili e ka shpërndarë, e në të cilët shihet se është i shoqëruar nga bashkëpartiaku i tij Valon Ramadani dhe deputetët Nait Hasani i PDK’së dhe Imet Rrahmani i LDK’së. /GazetaExpress/