A po e koordinojnë Jakup Krasniqi e Adem Grabovci rrëzimin e Qeverise prej Durrësit? (FOTO)

E publikuar: 23/04/2017 14:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Udhëheqësit e NISMA’s për Kosovën, Jakup Krasniqi e Haxhi Shala kanë takuar në Durrës Adem Grabovcin e PDK’së. Partia e Fatmir Limajt ka nisur një mocion për rrëzimin e Qeverisë derisa përkrahje kanë marrë edhe prej disa deputetëve të PDK’së. Ende nuk dihet nëse ky takim ka shërbyer për koordinimin e PDK’së me opozitën për të rrëzuar Qeverinë.

Kryetari i Këshillit Kombëtar të NISMA’s, Jakup Krasniqi ka takuar deputetin e PDK’së, Adem Grabovcin, në një prej restorateve në bregdetin shqiptar, në Durrës.

Bashkë me Krasniqin e Grabovcin është parë edhe deputeti i NISMA’s, Haxhi Shala.

Asnjëri prej tre zyrtarëve nuk  është përgjigjur ne telefon se pse ka ndodhur ky takim.

NISMA për Kosovën, ndërkohë, ka nisur një mocion për rrëzimin e Qeverisë së udhëhequr prej LDK’së.

Ka marrë përkrahje edhe prej disa deputetëve të PDK’së derisa kohëve të fundit janë shtuar akuzat ndërmjet Isa Mustafës e Kadri Veselitpër dështimin e shtetit në fushën e zhvillimit ekonomik.

Udhëheqja e PDK’së ende nuk ka treguar qëndrimin nëse do ta përkrahë rrëzimin e Isa Mustafës derisa pro kësaj janë Vetëvendosje e AAK.

Ndryshe, fotot e takimit të Grabovcit me Krasniqin i ka siguruar ferizajpress.com.

Ndërkohë, idenë për zgjedhje të reja , PDK e kishte nisur në tetor të vitit të kaluar. Atëkohë, Kadri Veseli kishte thënë se me një marrëveshje mes partive politike edhe mund të shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme.

“Nuk është fundi i botës nëse nesër del një opsion me marrëveshje politike në mes të kampit të pozitës dhe opozitës që të shkohet në zgjedhje dhe të kemi normalitet”, kishte deklaruar ai.